Alexander-Arnold fantastik, Liverpooli triumfon ndaj Aston Villas

Liverpool dhe Aston Villa janë përballur në kuadër të xhiros së 31-të të Premierligës.

Sport

10/04/2021 17:58

Liverpool e nisi ndeshjen mirë, por ishin Aston Villa që shënuan të parët, shkruan lajmi.net.

Ollie Watkins shënoi gol në min (43’) për ti dhënë Villas avantazhin në Anfield.

Roberto Firmino shënoi gol në min (45+2), por që goli u anulua nga sistemi VAR, pasi u cilësua si pozitë jashtë lojë.

Në pjesën e dytë, Mohamed Salah shënoi gol në min (57’) duke barazuar rezultatin.

Por, në fundin e pjësë së dytë, i “kritikuari” Alexander-Arnold shënoi gol për ti dhënë avantazhin Liverpoolit dhe për të marrë pikët e plota ndaj Aston Villas.

Arnold shënoi në min (90+2).

Rezultati përfundimtar, Liverpool 2-1 Aston Villa./Lajmi.net/