Aksidentohet ylli i Manchester Cityt

Sergio Aguero është përfshirë në një përplasje makinash përpara ndeshjes në Premierligë të Manchester Cityt me Crystal Palace të shtunën.

Sport

16/10/2019 15:30

Sulmuesi 31-vjeçar nuk u lëndua në incident.

Por kjo ngre dyshime për disponueshmërinë e mundshme të Agueros për takimin në fundjavë, përcjell lajmi.net.

Ai nuk ishte në detyrë ndërkombëtare me Argjentinën, pasi menaxheri Lionel Scaloni zbuloi: “Sergio Aguero nuk është këtu sepse ai ka pasur një problem dhe nuk ka qenë duke stërvitur 100 përqind me klubin e tij”.

Aguero ishte në rrugën e tij për të stërvitur në Manchester këtë mëngjes në Etihad Campus.

Dhe përplasja në Range Roverin e tij, thuhet se ka ndodhur në atë rrugë. /Lajmi.net/