Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen shtatë persona – policia jep detaje

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin në Duhël, në drejtim të Prishtinës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi. “Me datë 29.07.2026, rreth orës 17:54, kemi pranuar informatë për një…

Lajme

29/07/2026 19:51

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin në Duhël, në drejtim të Prishtinës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.

“Me datë 29.07.2026, rreth orës 17:54, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Duhël, në drejtim të Prishtinës. Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për shtatë persona të lënduar, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetën. Me aksidentin po merren njësitet kompetente”, tha ajo.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti./lajmi.net/