Aguero shkruan historinë në përballjen me Norwich

Aguero ka lënë gjurmët e tij edhe në përballjen kundër Norwich City.

Sport

14/09/2019 19:57

Aktualisht, Man City është duke luajtur ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Premierligë, në udhëtim tek Norwich, ku për momentin është duke pësuar 2:1.

Në këtë ndeshje, Aguero gjeti rrugën e golit në minutën e 42’, për të ngushtuar epërsinë e vendasve.

Me këtë gol, argjentinasi është futur në historinë e skuadrës së Manchester City, përcjell lajmi.net.

Ai është lojtari i parë që ka shënuar në pesë ndeshjet hapëse të një edicioni në Premierligë për Man City.

Aguero ka shënuar kundër West Ham, Tottenham, Brighton, Bournemouth dhe Norwich. /Lajmi.net/