Agjenti i Bale shpërthen kundër Zidane: Është i poshtër

Agjenti i Gareth Bale ka shpërthyer me akuza kundër trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane.

Sport

21/07/2019 11:58

Situata mes trajnerit francez dhe yllit uellsian është tensionuar pas deklaratave të Zidane, pas përfundimit të ndeshjes Bayern – Real.

Zidane kishte deklaruar se Bale do të kishte qenë mirë që të largohet sa më parë nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe këto deklarata duket se nuk i kanë pëlqyer agjentit të lojtarit.

“Zidane është i poshtër që flet ashtu për dikë që ka bërë kaq shumë për Real Madrid” ka thënë Jonathan Barnett, transmeton lajmi.net.

Ditëve të fundit, emri i Gareth Bale është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.

Mbetet të shihet cilat do të jenë lëvizjet e lojtarit pas ngjarjeve të fundit. /Lajmi.net/