Ademi: Futbolli i Kosovës është në duar të sigurta
Sot është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku pas miratimit të ndryshimeve statutare, federata është harmonizuar më tej me Ligjin e Sportit, UEFA-n dhe FIFA-n. Kryetari Agim Ademi tha se komuniteti i futbollit dëshmoi edhe një herë unitetin dhe kompaktësinë e tij. Ai falënderoi delegatët për besimin dhe…

Sport
Sot është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku pas miratimit të ndryshimeve statutare, federata është harmonizuar më tej me Ligjin e Sportit, UEFA-n dhe FIFA-n. Kryetari Agim Ademi tha se komuniteti i futbollit dëshmoi edhe një herë unitetin dhe kompaktësinë e tij.
Ai falënderoi delegatët për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe Komitetin Ekzekutiv për gatishmërinë për të kontribuar në zhvillimin e futbollit. Ademi shprehu mirënjohje për përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe për ata të MKRS-së dhe KOK-ut që monitoruan punimet e Kuvendit.
Po ashtu, ai uroi mirëseardhje Samir Ujkanit si përfaqësues i futbollistëve në Komitetin Ekzekutiv.