Abuzimi i të miturës në Shqipëri, nëpërmjet këtij reagimi Irma tregon se do të marrë sot pjesë në protestë
Irma Libohova e ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.

ShowBiz
Një vajzë 15-vjeçare u shantazhua dhe u përdhunua nga një 65-vjeçar që punonte si roje në shkollën ku ajo studionte, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast është organizuar një protestë e cila do të mbahet më 4 qershor te sheshi “Nëna Terezë”.
Në mesin e shumë emrave të njohur të ekranit, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe këngëtarja Irma Libohova e cila i ka ftuar edhe të tjerët që të dalin sot në profestë.
“Sot në orën 16.00 në shesh.Kundër abuzimit dhe dhunës, kundër gjithë atyre që nuk e duan këtë vend, kundër babëzisë, kundër mosndëshkimit, kundër diferencimit të thellë social,kundër korrupsionit, kundër rrenave të altoparlantëve të prishur të qeverive që, shkojnë e vijnë, e që e kanë fundos e shpërfytyru këtë vend të bukur.KUNDËR…!!!”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CBATjiMnZxp/