A do t’ia lëshojë lojën Malaga Realit? Enrique befason me përgjigjen e tij
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique , është paraqitur para gazetarëve për konferencën e fundit në La Liga.
Sport
Barcelona nesër në ‘Camp Nou’ zhvillon ndeshjen e xhiros së 38-të ndaj Eibarit.
Me fitore në këtë ndeshje, dhe në një fitore të mundshme të Malagas ndaj Real Madridit në ndeshjen që nesër zhvillohet në të njëjtën kohë, Barcelona shpallet kampione e La Ligas.
Trajneri Enrique në konferencë për shtyp, pret që skuadra e Malagas të jap maksimumin ndaj Real Madridit, pasi beson në profesionalizimin e tyre dhe trajnerit që i drejton.
“Kam 100 për qind besim në profesionalizmin e gjithë trajnerëve dhe lojtarëve, derisa të mos provohet e kundërta, unë kam këtë mendim”, është përgjigjur Enrique./Lajmi.net/