A do të dënohet Ronaldo? Juventus merr vendimin për portugezin

Juventus ka marrë vendimin mbi rastin e shumë komentuar të Cristiano Ronaldo.

Sport

11/11/2019 18:59

Ronaldo kishte lëshuar stadiumin gjatë ndeshjes Juventus – Milan, kur trajneri Maurizio Sarri vendosi ta zëvendësonte.

Juventus ka vendosur të mos jap asnjë dënim për Cristiano Ronaldo, bën të ditur ‘Goa’, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Ronaldo mund të dënohet nga Serie A, edhe pse nuk është dënuar nga skuadra e tij. Kështu të paktën ka bërë të ditur legjenda italiane e futbollit, Antonio Cassano.

Lojtarët duhet të qëndrojnë deri në fundin e ndeshjes, pasi për ta mund të ketë ndonjë test anti-doping. /Lajmi.net/