Shaqiri kundër Januzajt
Bayern Munich do të takohet me Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ky do të jetë ballafaqim i skuadrave ku paraqiten dy yje kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj. Në tri çiftet tjera të tërhequra në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nyon, Real Madrid do të ketë mundësi t’i hakmerret…
Sport
Bayern Munich do të takohet me Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ky do të jetë ballafaqim i skuadrave ku paraqiten dy yje kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj.
Në tri çiftet tjera të tërhequra në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nyon, Real Madrid do të ketë mundësi t’i hakmerret Borussia Dortmundit për eliminimin në gjysmëfinale të edicionit të kaluar.
Paris Saint-Germain do të takohet me Chelsean, kurse Barcelona do të ndeshet me rivalin e La Ligës, Atletico Madrid.
Ndeshjet e para zhvillohen më 1 dhe 2 prill, kurse ato të kthimit më 8 dhe 9 prill.
Barcelona – Atletico Madrid
Real Madrid – Borussia Dortmund
PSG – Chelsea
Man Utd – Bayern Munich