Google mëson njerëzit si të ndërtojnë pjesë për smartphone
Këto janë fjalët e para për të ardhmen e projektit ‘Ara’, që kur Google bëri të ditur planet për ta shitur Motorola’n për 2.91 miliardë dollarë, tek Lenovo. Konferenca e parë do të mbahet online me ‘webstream’ dhe do të ketë pyetje & përgjigje, që do ta bëjë konferencën shumë interaktive. Një numër i kufizuar…
Auto & Tek
Këto janë fjalët e para për të ardhmen e projektit ‘Ara’, që kur Google bëri të ditur planet për ta shitur Motorola’n për 2.91 miliardë dollarë, tek Lenovo.
Konferenca e parë do të mbahet online me ‘webstream’ dhe do të ketë pyetje & përgjigje, që do ta bëjë konferencën shumë interaktive.
Një numër i kufizuar i njerëzve do të jenë në gjendje që të marrin pjesë personalisht. Konferenca do të fokusohet tek lansimi i ‘Ara Module Developer’s Kit’, i cili do t’iu dhurojë prodhuesve të gjitha informatat e nevojshme për ta bërë një ‘Ara module’.
Përveç kësaj, Google do t’i zbulojë çmimet për prodhuesit.
Ishte e paqartë se çfarë do të bëhet me projektin ‘open-source’ pas shitjes së Motorola’s.
Google njoftoi se do ta mbajë teknologjinë e avancuar dhe projektet e pa përfunduara.
Kjo do të thotë se, duke bërë që njerëzit të rregullojnë pjesë të veçanta të telefonit të tyre, është një përparësi për Google.