Gjykata vendos 30 ditë paraburgim për Ukë Rugovën
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për shqiptimin e masës së paraburgimit prej një muaji për Ukë Rugovën, Izet Beqirin dhe Florian Petanin.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201402/full/Uka.jpg)
Lajme
(E Plotësuar: 23:40)
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për shqiptimin e masës së paraburgimit prej një muaji për Ukë Rugovën, Izet Beqirin dhe Florian Petanin.
Kurse të tjerëve, u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej 30 ditësh
________________
Përfundon seanca, pritet vendimi për ‘Grupin Velania’
Ka përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për dhjetë të arrestuarit në rastin e ‘Grupit të Velanisë’.
Vendimi pritet të merret rreth orës 23:00.
Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 30 ditë derisa mbrojta ka kërkuar vendim më të butë.
Në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e ‘Grupit të Velanisë’, avokatët mbrojtës kanë kërkuar mos shqiptim të masës së paraburgimit, duke e vlerësuar si masë të rëndë.
Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, në emër të avokatëve tjerë, tha se paraburgimi është i panevojshëm.
(Kosovapress)