Hoxhaj kërkon njohjen nga Ruanda
Ministri Enver Hoxhaj ka kërkuar që Ruanda t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të OKB’së, duke e njohur pavarësinë e Kosovës.
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri, e cila po mbahet në Munih, ka njoftuar se ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm shtetërorë.
Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim edhe me Ministren e Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo, me të cilën ka thënë të ketë biseduar për mundësinë e njohjes sa më të shpejtë të Kosovës nga ky shtet.
Ministri Hoxhaj ka kërkuar që Ruanda t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të OKB’së, duke e njohur pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Thaçi dhe Ministri Hoxhaj gjatë fundjavës kanë marrë pjesë në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.
Në takimet që kanë zhvilluar në këtë Konferencë, ata kanë kërkuar përkrahje të mëtejshme për avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës.