Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur Arlinda Zekajt

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt. Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert…

Lajme

31/10/2026 12:40

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt.

Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.