Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i Presidentes

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes. Isufi ka shprehur nderimin për besimin e dhënë, duke theksuar se do të vazhdojë të shërbejë me…

Lajme

31/10/2026 11:57

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes.

Isufi ka shprehur nderimin për besimin e dhënë, duke theksuar se do të vazhdojë të shërbejë me përkushtim ndaj detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi.