IQMT mbyll 7 biznese në veri të Kosovës dhe shqipton 7 gjoba
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur 7 biznese në veri të vendit. Po ashtu gjatë aksionit të përbashkët në disa komuna janë shqiptuar edhe 7 gjoba, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: IQMT mbyll 7 biznese në veri të Kosovës dhe shqipton 7 gjoba Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me…
Lajme
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur 7 biznese në veri të vendit.
Po ashtu gjatë aksionit të përbashkët në disa komuna janë shqiptuar edhe 7 gjoba, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
IQMT mbyll 7 biznese në veri të Kosovës dhe shqipton 7 gjoba
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë zhvilluar një aksion të përbashkët inspektues në disa komuna të pjesës veriore të Republikës së Kosovës, me fokus në kontrollimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së operatorëve ekonomikë dhe respektimin e kushteve ligjore për ushtrimin e veprimtarisë afariste.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë mbyllur shtatë (7) biznese afariste, prej të cilave 5 në Mitrovicë dhe 2 në Komunën e Zveçanit, për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë.
Gjatë inspektimeve është konstatuar gjithashtu se njëri nga bizneset ushtronte veprimtari në mënyrë ilegale pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Përveç mbylljes së bizneseve, ndaj operatorëve ekonomikë janë shqiptuar edhe 7 gjoba, si masa ndëshkuese për shkeljet e konstatuara.
IQMT thekson se kontrollet inspektuese nuk do të ndalen dhe se ato do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të garantuar zbatimin e ligjit, formalizmin e veprimtarisë ekonomike dhe mbrojtjes së konsumatorëve.
Gjithashtu u bëhet thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë, që të sigurojnë përmbushjen e kushteve minimale teknike dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi./lajmi.net/