Mot i vranët me intervale me diell të dielën, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit,…

Lajme

24/10/2026 23:53

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.

Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Temperaturat relativisht të buta gjatë ditës do të shoqërohen me mëngjese të freskëta, për shkak të vlerave të ulëta të temperaturave minimale./lajmi.net/