Plagoset shefi i Komisariatit Nr. 3 gjatë protestës, merr 12 të qepura në kokë

Shefi i Komisariatit Nr. 3 në Tiranë ka mbetur i plagosur gjatë protestës së sotme, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas informacioneve, ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ka marrë 12 të qepura për shkak të plagës së shkaktuar. Ngjarja vjen pas orësh të tëra…

Lajme

17/10/2026 23:29

Shefi i Komisariatit Nr. 3 në Tiranë ka mbetur i plagosur gjatë protestës së sotme, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas informacioneve, ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ka marrë 12 të qepura për shkak të plagës së shkaktuar.

Ngjarja vjen pas orësh të tëra tensionesh në kryeqytet, ku protestuesit kanë hedhur gurë, molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotë uji për shpërndarjen e turmës.