Nagavci uron Shiroka-Pulën: Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme dhe bashkëpunim institucional

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Në urimin e saj, Nagavci e ka cilësuar zgjedhjen e presidentes së re si një moment të rëndësishëm për funksionimin e plotë të institucioneve të Republikës dhe vazhdimin e punës në shërbim të qytetarëve dhe…

Lajme

07/10/2026 01:26

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës.

Në urimin e saj, Nagavci e ka cilësuar zgjedhjen e presidentes së re si një moment të rëndësishëm për funksionimin e plotë të institucioneve të Republikës dhe vazhdimin e punës në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Zgjedhja e Presidentes është një moment i rëndësishëm për funksionimin e plotë të institucioneve të Republikës dhe për vazhdimin e punës në shërbim të qytetarëve dhe të vendit”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme, bashkëpunim institucional dhe përfaqësim dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.

Nagavci i ka uruar Shiroka-Pulës shëndet, përgjegjësi dhe suksese gjatë ushtrimit të mandatit të saj kushtetues.

“Me bindjen se interesi i Republikës së Kosovës do të jetë udhërrëfyes në çdo vendim dhe angazhim. Suksese Presidente!”, ka përfunduar ajo.