Kuvendi i Kosovës bëhet gati për të votuar për Presidentin, pak minuta nga përfundimi i afatit kushtetues
Në Kuvendin e Kosovës tashmë ndodhen deputetët e PDK-së, VV-së dhe Aleancës. Aty pritet që fillimisht të votohet në shqyrtim të dytë plotësim-ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Dhomave të Specializuara, e më pas të votohet edhe për Presidentin e Kosovës. Në sallë kanë filluar të bëhen përgatitjet për…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës tashmë ndodhen deputetët e PDK-së, VV-së dhe Aleancës.
Aty pritet që fillimisht të votohet në shqyrtim të dytë plotësim-ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Dhomave të Specializuara, e më pas të votohet edhe për Presidentin e Kosovës.
Në sallë kanë filluar të bëhen përgatitjet për votimin e Presidentit.
Në garë janë Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha. /Lajmi.net/