Hamza: Ditë e dobishme për Kosovën, jam i bindur se vendi do të ketë stabilitet institucional

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u zgjodh presidentja dhe u votua ligji për Dhomat e Specializuara, e ka vlerësuar ditën si të rëndësishme për Kosovën. Hamza tha se është i bindur se zhvillimet e sotme janë në interes të vendit. “Jam i bindur se është një…

Lajme

07/10/2026 00:51

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u zgjodh presidentja dhe u votua ligji për Dhomat e Specializuara, e ka vlerësuar ditën si të rëndësishme për Kosovën.

Hamza tha se është i bindur se zhvillimet e sotme janë në interes të vendit.

“Jam i bindur se është një ditë e dobishme për Kosovën. Për mua është një ditë e vlefshme. Sot Kuvendi kaloi ligjin për Dhomat e Specializuara. Ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë, por dëshirojmë që luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së t’i garantohet drejtësia”, tha Hamza.

Ai falënderoi deputetët për votimin pro ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur për zgjedhjen e presidentes, Hamza tha se është mirë që Kuvendi arriti ta zgjedhë presidenten, Justina Pulën, të cilën e vlerësoi si një personalitet të njohur në jetën akademike.

“Është përfaqësuese e denjë për pozitën e presidentes. I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së. Jam i bindur se është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional”, u shpreh Hamza.