Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka thënë se shteti ka mbetur shumë mbrapa, në procesin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së. Berisha nga protesta tha se pafajësia e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është e padiskutueshme. “Përshtypjet e mia janë që rinia e Kosovës janë të qëndrueshëm dhe të bindur në pafajësinë dhe shprehin dashuri…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka thënë se shteti ka mbetur shumë mbrapa, në procesin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së.
Berisha nga protesta tha se pafajësia e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është e padiskutueshme.
“Përshtypjet e mia janë që rinia e Kosovës janë të qëndrueshëm dhe të bindur në pafajësinë dhe shprehin dashuri për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e rëndësishme! Pastaj, duhet me i ndryshu pak qëndrimet, duhet me e pre mendimin se çka duhet të bëjmë tutje” tha ai.
Lidhur me seancën e të hënës, Berisha tha se nuk duhet të mjaftohen vetëm me atë projektligj.
“Nuk e di se a është mjaftueshëm ajo kërkesë. Nuk e di a duhet me bo kauzë për diçka që nuk është as e mjaftueshme as për Kosovën, as për rininë, as për Kuvendin, por as për ata atje. Kjo është padrejtësi. Ndoshta ish dashtë me e pasë kërkesë zhbërjen” tha Berisha.