Shoshi, Hoxhaj e Musliu në shesh çdo natë: Deri në lirimin e çlirimtarëve

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar fotografi nga protesta e sotme në shesh, në natën e 11-të me radhë, që nga shpallja e aktgjykimit të Gjykatës Speciale. Krah për krah me bashkëpartiakët e saj, Musliu-Shoshi u takua me qytetarë të shumtë që dolën për të protestuar kundër vendimit të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.…

Lajme

26/09/2026 23:53

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar fotografi nga protesta e sotme në shesh, në natën e 11-të me radhë, që nga shpallja e aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Krah për krah me bashkëpartiakët e saj, Musliu-Shoshi u takua me qytetarë të shumtë që dolën për të protestuar kundër vendimit të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Këtu jemi. Sonte e çdo natë.

Për drejtësi, për historinë tonë, për çlirimtarët tanë.

Deri në lirimin e tyre!” shkroi Musliu-Shoshi.