Burrit të Dafina Zeqirit i del problem me një “Fast Food” – shkak bëhet një hamburger
Kreshnik Gjergjit, burrit të këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, i ka dal problem me një “Fast Food”. Sipas postimi që e ka bërë në Instagram, ai mbrëmë pas mesnate, në ora 12:40, është ndalur tek një lokal me emrin “Magic Food”, që gjendet tek rrethi i “Maxi24”, për të marr një hamburger, transmeton lajmi.net. Pasi…
ShowBiz
Kreshnik Gjergjit, burrit të këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, i ka dal problem me një “Fast Food”.
Sipas postimi që e ka bërë në Instagram, ai mbrëmë pas mesnate, në ora 12:40, është ndalur tek një lokal me emrin “Magic Food”, që gjendet tek rrethi i “Maxi24”, për të marr një hamburger, transmeton lajmi.net.
Pasi e kishte porositur hamburgerin, Gjergji i kishte dhënë një kartëmonedhë 50 euro për të kryer pagesën, por lokali s’kishte pasur që t’ia thyente dhe siç pretendon Gjergji, atij i është thënë që ta lë hamburgerin.

Në postim, Kreshnik Gjergji ia ka bashkangjitur fotografi të lokalit dhe të njërit nga punëtorëve aty.
Punëtori me emërtimin “shabanilul74” i është kundërpërgjigjur në postim Kreshnik Gjergjit, duke i thënë se për foton që ia ka bërë duhet të takohen.
“Prsh unë jam punëtori i Magic Food që më ke fotografu. Kreshnik ti ke ardhe vetëm me i thy 50 euro se Maxi në atë kohë nuk t’i then e ne nuk patë, e u sille keq. Unë kam pronar, u dashtë me bo ankesë, e kishim rregullu këtë punë, a për këtë foto që ma ke bo, duhet me u taku gjithqysh”, ka shkruar ai.
Pas kësaj, Kreshnik Gjergji i është kundërpërgjigjur në koment atij.
“Në kofsh ti edhe pasi po dijshe edhe me rrejt e nuk kërkon falje me thanë kam gabuar, drynin e ke të sigurt, veç nëse vdes une. Ka me u fik me temel unë e derë më derë ka me t’i qelë në gjitha anët, unë i maj me minus krejt”, shkroi në kundërpërgjigje Gjergji.

Ai po ashtu në postim kërcënoi biznesin, se do të hap “Fast Food” të tjerë afër saj dhe do foroj hamburgera falas, deri t’ia mbyllë lokalin./lajmi.net/