Grenell: Ekziston mbështetje e dy partive në ShBA për Thaçin – Tani gjithçka varet nga Gjykata e Hagës më 16 shtator
Emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar lidhur me aktgjykimin që pritet të shpallet më 16 shtator në çështjen gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi, Grenell ka kritikuar ish-prokurorin amerikan Jack Smith, duke pretenduar se ai ishte personi që urdhëroi arrestimin e Thaçit në kohën kur ish-presidenti po udhëtonte drejt Washingtonit për…
Lajme
Emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar lidhur me aktgjykimin që pritet të shpallet më 16 shtator në çështjen gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi, Grenell ka kritikuar ish-prokurorin amerikan Jack Smith, duke pretenduar se ai ishte personi që urdhëroi arrestimin e Thaçit në kohën kur ish-presidenti po udhëtonte drejt Washingtonit për takime lidhur me një marrëveshje me administratën Trump, transmeton lajmi.net.
Grenell ka thënë se Thaçi ka qenë në paraburgim për gjashtë vjet dhe se kjo çështje në Evropë është, sipas tij, e fundit që i ka mbetur Smithit.
“Më 16 shtator, Gjykata e Hagës do të shpallë aktgjykimin në çështjen e Jack Smithit kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.”
Ai ka thënë se arrestimi i Thaçit ndodhi derisa ai ishte nisur drejt Washingtonit për t’u takuar me Grenellin dhe për të zhvilluar negociatat përfundimtare me presidentin e atëhershëm amerikan Donald Trump për një marrëveshje që synonte normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që nga momenti kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës, teksa ai po udhëtonte drejt Uashingtonit, D.C., për t’u takuar me mua dhe për të zhvilluar negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen në Zyrën Ovale, që synonte normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”
Grenell më tej ka deklaruar se çështjet e Jack Smithit në Shtetet e Bashkuara kanë dështuar dhe se rasti ndaj Thaçit është i fundit që i ka mbetur në Evropë.
“Çështjet e Jack Smithit në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Kjo çështje në Evropë është e fundit që i ka mbetur. Madje, edhe demokratë nga Amerika dëshmuan në Hagë në favor të Thaçit, duke deklaruar nën betim se pretendimet e Jack Smithit ishin krejtësisht të pavërteta.”
Në fund, Grenell ka theksuar se, sipas tij, Thaçi gëzon mbështetje nga të dyja krahët politike në SHBA.
“Pra, ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smithit.
Tani gjithçka varet nga Gjykata e Hagës më 16 shtator. Qëndroni të informuar…”
Reagimi i plotë:
Më 16 shtator, Gjykata e Hagës do të shpallë aktgjykimin në çështjen e Jack Smithit kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që nga momenti kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës, teksa ai po udhëtonte drejt Uashingtonit, D.C., për t’u takuar me mua dhe për të zhvilluar negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen në Zyrën Ovale, që synonte normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Çështjet e Jack Smithit në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Kjo çështje në Evropë është e fundit që i ka mbetur. Madje, edhe demokratë nga Amerika dëshmuan në Hagë në favor të Thaçit, duke deklaruar nën betim se pretendimet e Jack Smithit ishin krejtësisht të pavërteta.
Pra, ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smithit.
Tani gjithçka varet nga Gjykata e Hagës më 16 shtator. Qëndroni të informuar…/lajmi.net/