Arrestohet i dyshuari që ofendoi zyrtarët policorë dhe sulmoi njërin prej tyre
Një sulm ndaj personave zyrtar është raportuar në Prishtinë. Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull i cili ka ofenduar zyrtarët policorë si dhe ka sulmuar njërin prej tyre. Me këtë rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar (zyrtar policor) kanë pranuar tretman mjekësor. Për veprimet e ndërmarra në lidhje me rastin është…
Lajme
Një sulm ndaj personave zyrtar është raportuar në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull i cili ka ofenduar zyrtarët policorë si dhe ka sulmuar njërin prej tyre.
Me këtë rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar (zyrtar policor) kanë pranuar tretman mjekësor. Për veprimet e ndërmarra në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/