Sot shpallet vendimi për Xhelal Sveçlën në rastin e gazit lotsjellës
Gjykata Themelore në Prishtinë ditë më parë e shpalli fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018. Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, kishte thënë se Sveçla është…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ditë më parë e shpalli fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.
Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, kishte thënë se Sveçla është shpallur fajtor pasi kishte përdorur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.
Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
“Është fajtor sepse më 21 gusht 2018 në Prishtinë, në sallën e Kuvendit, gjatë mbajtjes së seancës, ka përdorur bombolën e gazit, duke pamundësuar mbajtjen e seancës. E ka aktivizuar që të hidhet brenda, me çka deputetët e Kosovës janë detyruar të lëshojnë sallën”, ishte shprehur Sadikaj.
Ndërkaq, sot, më 8 shtator do të merret vendimi për dënimin pas paraqitjes së rrethanave lehtësuese dhe rënduese.