Eliza Hoxha për pakon e Kurtit: Figura e babait nuk është më e dinjitetshme në sytë e fëmijëve, baba Albin kujdeset
Eliza Hoxha, nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se njëjta është pa vizion. Hoxha ka kritikuar edhe vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori, përcjell Gazeta Express. ‘’Askush nuk është kundër në kohë inflacioni të ketë dorë shtetit për t’i ndihmuar kategoritë e caktuara.…
Lajme
Eliza Hoxha, nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se njëjta është pa vizion.
Hoxha ka kritikuar edhe vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori, përcjell Gazeta Express.
‘’Askush nuk është kundër në kohë inflacioni të ketë dorë shtetit për t’i ndihmuar kategoritë e caktuara. Nëse bizneset nuk subvencionohet për të ecur tutje, dhe nëse ne shohim shtetin si mundësi për të ofruar lëmoshë kushtimisht ta them, atëherë krijohen dy gjendje: Ju kemi hy njerëzve në shpi, babai nuk është më i dinjitetshëm në sytë e fëmijët të vetë, ai sot është i zbehur si figurë, dhe shteti, ose baba Albin kujdeset për me ia dhanë 100 euro. Unë mendoj që qeveria Kurti është pa vizion’’, ka thënë ajo në Pressing, në T7.