Abdixhiku në Dragash: LDK po unifikohet dhe po ndërton alternativë të re politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka kaluar paraditen në qytetin e Dragashit, ku është takuar me veprimtarë të partisë dhe mbështetës. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se takimet janë zhvilluar në kuadër të diskutimeve për “bashkimin e së djathtës” brenda LDK-së, të cilin e ka cilësuar si domosdoshmëri…

Lajme

16/04/2026 12:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka kaluar paraditen në qytetin e Dragashit, ku është takuar me veprimtarë të partisë dhe mbështetës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se takimet janë zhvilluar në kuadër të diskutimeve për “bashkimin e së djathtës” brenda LDK-së, të cilin e ka cilësuar si domosdoshmëri të kohës.

“Për kafe në Dragash. Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të medhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!”

“Dhe në këtë bashkim, duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët. Për ata që presin. Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë. Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”. Kjo alternativë do të bëhet. Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim”, shkroi kreu i LDK-së.