Kuvendi mban të premtën seancë plenare, në rend dite projektligji për konfiskimin e pasurisë dhe dërgimi i FSK-së në Gaza

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, me fillim nga ora 10:00, në sallën e seancave. Sipas rendit të ditës, deputetët fillimisht do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, për të vazhduar më pas me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, transmeton lajmi.net. Në mesin e pikave kryesore…

Lajme

16/04/2026 22:46

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, me fillim nga ora 10:00, në sallën e seancave.

Sipas rendit të ditës, deputetët fillimisht do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, për të vazhduar më pas me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, transmeton lajmi.net.

Në mesin e pikave kryesore të kësaj seance është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Deputetët pritet të diskutojnë edhe përzgjedhjen e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00./lajmi.net/