Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla, ku Sporting Braga ka arritur një fitore të madhe ndaj Real Betisit, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të UEFA Europa League. Skuadra spanjolle e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke krijuar avantazh të dyfishtë përpara tifozëve vendas falë golave…

Sport

16/04/2026 23:11

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla, ku Sporting Braga ka arritur një fitore të madhe ndaj Real Betisit, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të UEFA Europa League.

Skuadra spanjolle e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke krijuar avantazh të dyfishtë përpara tifozëve vendas falë golave të shënuar nga Antony dhe Ezzalzouli. Në ato momente, gjithçka dukej në favor të Betisit, sidomos pas rezultatit të barabartë nga ndeshja e parë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Braga nuk u dorëzua dhe reagoi me vendosmëri. Pau Víctor arriti të rikthente shpresat për mysafirët para përfundimit të pjesës së parë, duke ngushtuar diferencën.

Në pjesën e dytë, portugezët morën kontrollin e lojës dhe arritën të ndryshojnë rrjedhën e takimit. Fillimisht, Victor Carvalho barazoi shifrat, ndërsa pak minuta më vonë Ricardo Horta realizoi nga pika e bardhë për të kaluar ekipin e tij në epërsi.

Fitorja dhe kualifikimi u vulosën nga Jean-Baptiste Gorby, i cili shënoi golin e katërt për Bragën, duke kompletuar një përmbysje mbresëlënëse.

Me këtë sukses, Braga arrin për herë të dytë në historinë e saj në gjysmëfinalet e një kompeticioni evropian. Në fazën e radhës, skuadra portugeze do të përballet me SC Freiburg, në një duel që pritet të jetë mjaft i fortë për një vend në finale./lajmi.net/