Gruda thotë se në fund të javës së ardhshme caktohet data e zgjedhjeve: Do t’i dorëzojmë komentet në Kushtetuese, dekreti kushtetues
Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ai mendon që në fund të javës së ardhshme do të caktohet data e zgjedhjeve. Gruda po ashtu ka bërë të ditur se do t’i dorëzojnë edhe komentet e tyre në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit,…
Lajme
Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ai mendon që në fund të javës së ardhshme do të caktohet data e zgjedhjeve.
Gruda po ashtu ka bërë të ditur se do t’i dorëzojnë edhe komentet e tyre në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, vendim të cilin, deputeti e cilësoi ‘’plotësisht kushtetues’’.
‘’Na mendojmë që krejt pushtet s’duhet me u bartë krejt të një njeri, se këtu synohet që një njeri me i pas krejt pushtetet. Ju e shihni që Glauk Konjufca është xhoker universal, propozohet për kryeministër, tash për president. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë 45 ditë nga dita e nesërme, që i bjen afër fundit të prillit. Mendoj që në fund të javës së ardhshme do të caktohen zgjedhjet. Do ta kemi edhe (qëndrimin) e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën, dhe ne do të bëjmë komentet tona në Kushtetuese do t’i dorëzojmë që dekrete është plotësisht kushtetues’’, ka thënë ai mes tjerash në Pressing T7.