Qeveria mblidhet në mëngjes, Kuvendi shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin 2026
Institucionet qendrore të Kosovës do të zhvillojnë dy ngjarje të rëndësishme gjatë ditës së nesërme, me fokus në çështje ekzekutive dhe financiare. Në orën 09:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeveria e Kosovës, në ndërtesën e Qeverisë. Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar pritet të trajtojë pika të ndryshme nga rendi i ditës, që…
Lajme
Institucionet qendrore të Kosovës do të zhvillojnë dy ngjarje të rëndësishme gjatë ditës së nesërme, me fokus në çështje ekzekutive dhe financiare.
Në orën 09:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeveria e Kosovës, në ndërtesën e Qeverisë. Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar pritet të trajtojë pika të ndryshme nga rendi i ditës, që lidhen me vendimmarrje dhe politika të ekzekutivit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, në orën 11:00 do të mbahet seanca plenare e Kuvendi i Kosovës, ku deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Shqyrtimi në lexim të dytë përbën fazën vendimtare të miratimit të projektligjit, ku pritet debat parlamentar dhe votim përfundimtar mbi ndarjen e mjeteve buxhetore për vitin fiskal 2026./lajmi.net/