Pse nuk iu dha fjala Vjosa Osmanit në mbledhjen e “Bordit të Paqes”? – Flasin nga Presidenca
Edhe pse u duartrokit dhe u vlerësua për pjesëmarrjen në ceremoninë e Bordit të Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i është dhënë fjala. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Reporteri.net sekjo ka ndodhur për shkak se ngjarja ka zgjatur shumë më tepër se sa ishte…
Lajme
Edhe pse u duartrokit dhe u vlerësua për pjesëmarrjen në ceremoninë e Bordit të Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i është dhënë fjala.
Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Reporteri.net sekjo ka ndodhur për shkak se ngjarja ka zgjatur shumë më tepër se sa ishte parashikuar dhe disa shtete të tjera nuk morën fjalën
“Presidentja Osmani kishte marrë konfirmim me shkrim që do t’i jepej fjala. Megjithatë, mbi 15 shtete anëtare të mëdha nuk morën mundësinë të flasin, për shkak se ngjarja zgjati shumë më tepër sesa ishte planifikuar”, tha Kupina.
Trump e përmendi disa herë Kosovën gjatë ditës.
Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi sërish luftën mes Serbisë dhe Kosovës. Ai i tha presidentes Osmani se nëse kanë probleme ta thërrasin atë në telefon.
“…Për shumë prej këtyre çështjeve – po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. E vlerësojmë. Shumë mirë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim, apo jo? Do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, ishin fjalët e Trump.
Ndërsa presidentja Osmani i bën me shenjë dhe i thotë se “do të të thërras”.
Trump paraprakisht prezantoi secilin nga liderët që po marrin pjesë në mbledhje.
Kur prezantoi Vjosa Osmanin, ai iu drejtua duke i thënë se po bënte një punë “të shkëlqyer”.