Naim Murseli kërkoi t’i takojë fëmijët dhe Behgjet Pacollin, Gjykata refuzoi njërën nga kërkesat
Është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës. Treshja janë të akuzuar për vrasjen e Liridona Admeajt, që ishte gruaja e Naim Murselit. Murseli sot do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë. E gjatë kësaj seance Murseli bëri të ditur se ka kërkuar të takohet me fëmijët e tij, por…
Lajme
Është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.
Treshja janë të akuzuar për vrasjen e Liridona Admeajt, që ishte gruaja e Naim Murselit.
Murseli sot do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë.
E gjatë kësaj seance Murseli bëri të ditur se ka kërkuar të takohet me fëmijët e tij, por se gjykata është duke pritur një përgjigje nga autoritetet suedeze në lidhje me këtë vendim, raporton lajmi.net.
Përpos kësaj, Murseli thuhet se ka kërkuar që të takojë edhe Behgjet Pacollin, një njeri që theksohet të ketë qenë shumë i afërt me të e me të cilin kishin pasur marrëdhënie bashkëpunimi për disa vite.
Por takimi me Pacollin është refuzuar nga Gjykata./Lajmi.net/