Intervistohen 14 persona në Gjilan mbi dyshimet për manipulim votash

Hetimet për manipulimin e votave po vazhdojnë në mbarë vendin, e dhjetëra të dyshuar për përfshirje në to janë aktualisht të arrestuar. Këto hetime kanë filluar edhe në Komunën e Gjilanit, ku janë intervistuar 14 persona. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. “Janë intervistuar 14 persona…

Lajme

10/02/2026 18:25

Hetimet për manipulimin e votave po vazhdojnë në mbarë vendin, e dhjetëra të dyshuar për përfshirje në to janë aktualisht të arrestuar.

Këto hetime kanë filluar edhe në Komunën e Gjilanit, ku janë intervistuar 14 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.

“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë”, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se të gjithë të intervistuarit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/