“Kam patur një histori që nuk e di njeri” – Selin rrëfen diçka shumë personale: Bëri një gabim…
Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të bënin një diskutim rreth një teme të debatueshme, marrëdhënia në çift. E gjithë kjo nisi nga një deklaratë që bëri Brikena, ku është shprehur se do e duronte një shpullë që të shpëtonte martesën. E teksa banorët po jepnin mendimet e tyre, Selin vendosi që të…
ShowBiz
Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të bënin një diskutim rreth një teme të debatueshme, marrëdhënia në çift.
E gjithë kjo nisi nga një deklaratë që bëri Brikena, ku është shprehur se do e duronte një shpullë që të shpëtonte martesën.
E teksa banorët po jepnin mendimet e tyre, Selin vendosi që të ndante vetëm me Gimbon një histori mjaft personale të jetës së saj, që nuk e di njeri.
Banorja u shpreh se babai i saj kishte bërë një gabim dhe si pasojë prindërit e saj kishin nisur procesin e divoricit. Ajo shton më pas se ka arritur që të shpëtojë martesën e tyre.
Pjesë nga biseda:
Selin: Unë kam patur një histori…
Gimbo: Ti?
Selin: Që nuk e di njeri
Gimbo: Ok
Selin: Që në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorci. Por unë…
Gimbo: I ke pajtuar?
Selin: Pa dashje
Gimbo: Pa dashje?
Selin: Jo pa dashje, por…
Gimbo: Je pishman?
Selin: Jo, nuk jam pishman për mënyrën që gjendej situata, por njëkohësisht nuk e di nëse mami im se si e ka përjetuar. E di se kam qenë me të gjithë kohës, por nuk e di nëse do doja ta kishte përjetuar ndryshe. Nëse thellë-thellë vërtetë e ka falur.