Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane për fejesë
Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka qenë motra e Mateos në studio, ku thotë se nuk di asgjë më shumë rreth marrëdhënies së tyre. “Unë nuk kam asnjë informacion për marrëdhënien e Mateos me Brikenën. Nuk ka folur kurrë për këtë marrëdhënie. I vetmi reagim që…
ShowBiz
11/01/2026 17:20
Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin.
Ka qenë motra e Mateos në studio, ku thotë se nuk di asgjë më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
“Unë nuk kam asnjë informacion për marrëdhënien e Mateos me Brikenën. Nuk ka folur kurrë për këtë marrëdhënie. I vetmi reagim që ka pasur Mateo në momentin që u bë prezantimi i Brikenës dhe tha se e njoh këtë vajzën”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Ne e njohim po aq sa e njihni edhe ju nëpërmjet ekranit”.
Në anën tjetër ka reaguar edhe nëna e banores duke dërguar një letër për të sqaruar të vërtetën.
Ajo thotë se ka qenë një njohje që është mbyllur vite më parë dhe nuk kanë pasur plane për fejesë.
E njëjta ka hedhur poshtë gjithashtu të gjitha aludimet në lidhje me këtë raport.