Selvija pas mesnatës bën dedikimin prekës për Shpatin, zbulon dhimbjen që po e ndjen
Janë bërë disa ditë që kur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi u nda papritmas nga jeta pas një sulmi kardiak. Largimin e tij nga kjo jetë, duket se shumë po e vuan bashkëshortja e tij, Selvija. Pak orë më parë ajo ka bërë paraqitjen e radhës, ku mes rreshtave zbulon dhimbjen që po e…
ShowBiz
Janë bërë disa ditë që kur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi u nda papritmas nga jeta pas një sulmi kardiak.
Largimin e tij nga kjo jetë, duket se shumë po e vuan bashkëshortja e tij, Selvija.
Pak orë më parë ajo ka bërë paraqitjen e radhës, ku mes rreshtave zbulon dhimbjen që po e kalon.
“Ka momente kur bota është e qetë, dhe papritur, kujtimi i tyre të godet në zemër si një valë e heshtur. Ti e kujton buzëqeshjen e tyre, zërin e tyre, mënyrën si ta qetësonin shpirtin – dhe ashtu, në çast, po përpiqesh t’i mbash lotët, ndërsa pëshpërit një dua që vetëm Allahu e dëgjon. Në atë moment, të kujtohet: dashuria nuk përfundon me vdekjen. Ajo thjesht pret për ribashkim në xhenet, inshaAllah”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Selvija dhe Shpati kishin disa vjet martesë dhe kanë një djalë.

Kujtojm se Selvija dhe Shpati kishin disa vite martes, dhe kan nj djal.