Çitaku i bën thirrje Kurtit: Kjo nuk është koha për taktizime, koha është për veprim
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të veprojë lidhur me ligjin për Gjykatën Speciale dhe ndihmën financiare për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar deklarimet se nuk do të ketë qëndrim për këto çështje pa u shprehur Gjykata Kushtetuese. “VV, kalkulime…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të veprojë lidhur me ligjin për Gjykatën Speciale dhe ndihmën financiare për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar deklarimet se nuk do të ketë qëndrim për këto çështje pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.
“VV, kalkulime po bëni ju. Po thoni se nuk do të jepni mendim për ligjin për Gjykatën Speciale dhe për ndihmën financiare pa folur Gjykata Kushtetuese. Ne po jua heqim këtë kusht. Çfarë mendoni? Seriozisht. Nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë. Asgjë nuk është e barasvlershme me të”, shkroi ajo.
Ajo ka theksuar se, sipas saj, kjo çështje përbën një betejë të rëndësishme dhe ka kërkuar veprim të menjëhershëm.
“Kjo nuk është koha për taktizime. Koha është për veprim. Tash. Menjëherë. Jo për PDK-në, por për historinë. Për UÇK-në. Për çlirimtarët. Pa hezitim. Pa u ndalur. Deri në fund. Deri në liri”, ka shkruar Çitaku.