Përveç Ledri Vulës, protestës mbrëmë iu bashkuan edhe Lyrical Son dhe Leonora Jakupi
Përveç reperit Ledri Vula, në protestën e mbajtur mbrëmë kanë marrë pjesë edhe këngëtarja Leonora Jakupi dhe reperi Lyrical Son. Lajmin e ka bërë të ditur platforma “Liria ka Emër”, përmes një postimi në Facebook. “Ledri Vula, Leonora Jakupi dhe LyricalSon sonte në natën e pestë të protestës të thirrur nga djali i dëshmorit, Çlirim…
ShowBiz
Përveç reperit Ledri Vula, në protestën e mbajtur mbrëmë kanë marrë pjesë edhe këngëtarja Leonora Jakupi dhe reperi Lyrical Son.
Lajmin e ka bërë të ditur platforma “Liria ka Emër”, përmes një postimi në Facebook.
“Ledri Vula, Leonora Jakupi dhe LyricalSon sonte në natën e pestë të protestës të thirrur nga djali i dëshmorit, Çlirim Haziri!”, thuhet në postimin e kësaj platforme.
Protesta u zhvillua për të pestën natë me radhë, ndërsa pjesëmarrësit po shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.