“Okej” në pankartën e protestës – mesazhi që rikthen përgjigjen e Thaçit pas dënimit me 25 vjet në Hagë

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë së Kosovës, në natën e gjashtë të protestës për liri dhe drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së. Sheshi është mbushur me qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, ndërsa protesta po vazhdon me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në…

Lajme

21/09/2026 22:17

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë së Kosovës, në natën e gjashtë të protestës për liri dhe drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Sheshi është mbushur me qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, ndërsa protesta po vazhdon me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në mesin e pankartave të mbajtura nga protestuesit është edhe një mesazh i shkurtër, “Okej”, që i referohet momentit kur Hashim Thaçi iu përgjigj kështu kryesuesit të trupit gjykues, Charles Smith, pas shqiptimit të dënimit prej 25 vitesh burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /Lajmi.net/