Vrasje në tentativë në Viti- i dyshuari shtiu me armë zjarri viktimën dhe arratiset, në shtëpi i gjenden armë tjera
Një vrasje në tentative raportohet të ketë ndodhur dje në Viti. Viktima mashkull ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit pasi që i dy shuari për motive të panjohura dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në Gjilan, ndërsa i dyshuari…

Lajme
Një vrasje në tentative raportohet të ketë ndodhur dje në Viti.
Viktima mashkull ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit pasi që i dy shuari për motive të panjohura dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij.
Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë. Rasti duke u hetuar”./Lajmi.net/