Haradinaj: Po dëshmohet e vërteta e pamohueshme, çlirimi i Kosovës, përveç UÇK-së erdhi falë Amerikës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se koha po dëshmon të vërtetën e pamohueshme se çlirimi i Kosovës ka ardhur jo vetëm falë luftës së UÇK-së, por edhe mbështetjes së paçmuar nga Amerika dhe aleatët e saj. Ai ka shprehur mirënjohje të përjetshme për të gjitha gratë dhe burrat e aleancave, sidomos për SHBA-në,…

Lajme

15/09/2025 17:30

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se koha po dëshmon të vërtetën e pamohueshme se çlirimi i Kosovës ka ardhur jo vetëm falë luftës së UÇK-së, por edhe mbështetjes së paçmuar nga Amerika dhe aleatët e saj.

Ai ka shprehur mirënjohje të përjetshme për të gjitha gratë dhe burrat e aleancave, sidomos për SHBA-në, që shërbyen në Kosovë dhe për Kosovën.

Haradinaj ka kërkuar liri dhe drejtësi për çlirimtarët e vendit.