Abdixhiku për votimin e Emilia Rexhepit: Vendimmarrje e gabuar politike, po presim përgjigjen e Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me votimin e Emilia Rexhepit për nënkryetare të Kuvendit. Ai votimin e saj e quajti vendimmarrje të gabuar politike, duke thënë se po presin përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese. “Ishte një gabim. Nuk e kemi tërhequr, sepse po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,…

Lajme

10/09/2025 23:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me votimin e Emilia Rexhepit për nënkryetare të Kuvendit.

Ai votimin e saj e quajti vendimmarrje të gabuar politike, duke thënë se po presin përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Ishte një gabim. Nuk e kemi tërhequr, sepse po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

“Në rrethana parlamentare se disa prej vendimeve ndodhin në rreshtin e parë, shpejt e shpejt, nuk është se nuk e dinim për çfarë po votohet, se kam parë që ka deklarime që nuk e dinim se çka po votohet, e kemi ditur saktë se çka po votohet. Ka qenë vendimmarrje e gabuar politike, e nisur prej meje dhe kolegëve të mi që bënin këshillëdhënie”.