Operacioni Bashkëpunimi vë në pranga pesë shtetas në Shqipëri
Në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, Policia e Shtetit në Tiranë ka arrestuar pesë shtetas për shitje të narkotikëve, si dhe ka konfiskuar sasi dhe doza të lëndëve narkotike, tre telefona mobilë dhe një automjet. Specialistët e Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza…

Lajme
Në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, Policia e Shtetit në Tiranë ka arrestuar pesë shtetas për shitje të narkotikëve, si dhe ka konfiskuar sasi dhe doza të lëndëve narkotike, tre telefona mobilë dhe një automjet.
Specialistët e Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në Kamzë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën doza kokaine.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç, në rrugën “Ali Kelmendi”, gjatë kohës që qarkullonin me një automjet të cilin shtetasi E. T. dyshohet se e përdorte për shitjen e kanabisit.
Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, ndërsa shtetasi Xh. O. nuk ka kallëzuar për krimin, S. K., 23-vjeç, pasi në rrugën “Rrapo Hekali”, gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi kanabisi, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Specialistët e Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 23-vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, raporton KosovaPress