Pas arit të Distrias, sot radha e Fazliut, Gjakovës dhe Cenës në Evropianin e Xhudos
Pas suksesit të madh të Distria Krasniqit, e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për senior në Tbilisi, Kosova vazhdon sot paraqitjen me tre garues të tjerë në këtë ngjarje prestigjioze. Në ditën e tretë të garave, në tatami do të zbresin Laura Fazliu në kategorinë -63 kilogramë, si dhe Akil…
Sport
Pas suksesit të madh të Distria Krasniqit, e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për senior në Tbilisi, Kosova vazhdon sot paraqitjen me tre garues të tjerë në këtë ngjarje prestigjioze.
Në ditën e tretë të garave, në tatami do të zbresin Laura Fazliu në kategorinë -63 kilogramë, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë -73 kilogramë, duke synuar rezultate të larta për ekipin kosovar, transmeton kosovapress.
Pas performancës mbresëlënëse të Krasniqit që i siguroi Kosovës medaljen e artë, pritjet janë rritur edhe për garuesit e sotëm, të cilët synojnë të vazhdojnë suksesin dhe të sjellin medalje të tjera nga Kampionati Evropian 2026.