Vdes këngëtarja që këndon këngën “Pretty Little Baby”, e bërë virale në TikTok
Connie Francis, kënga e së cilës “Pretty Little Baby” u bë virale në TikTok, ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga miku i saj i hershëm Ron Roberts vetëm disa javë pasi këngëtarja u shtrua në një spital në Florida. “Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë ju…

ShowBiz
Connie Francis, kënga e së cilës “Pretty Little Baby” u bë virale në TikTok, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga miku i saj i hershëm Ron Roberts vetëm disa javë pasi këngëtarja u shtrua në një spital në Florida.
“Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur Connie Francis. E di që ajo do të kishte dashur që fansat e saj të ishin ndër të parët që do ta dëgjonin këtë lajm,” shkroi Roberts në rrjetet sociale.
Vdekja e Connie Francis vjen vetëm disa javë pasi kënga e saj e vitit 1962, “Pretty Little Baby”, u bë virale në rrjetin TikTok.
Miliona përdorues bënë video me melodinë ngjitëse, duke e rikthyer atë në top lista për herë të parë në më shumë se gjashtëdhjetë vjet, raporton KosovaPress.