Ndalohet një veturë me targa të Serbisë dhe i gjenden armë e municion, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë
Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet nga Departamenti për Kufi në Koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton se bazuar në informatat e brendshme të cilat janë trajtuar për një periudhë të gjatë, si dhe pas pranimit të informatës nga Dogana e Kosovës se kishin ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Serbisë ku ishin…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet nga Departamenti për Kufi në Koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton se bazuar në informatat e brendshme të cilat janë trajtuar për një periudhë të gjatë, si dhe pas pranimit të informatës nga Dogana e Kosovës se kishin ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Serbisë ku ishin gjetur municion të kalibrit 9mm të fshehur në bunker të improvizuar, “ka ndërmarrë veprime operative në rajonin e Prishtinës ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Si rezultat i punës policore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, janë identifikuar dhe shoqëruar për intervistim gjashtë persona të dyshuar, konfirmon PK.
Ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar;
– Gjashtë (6) armë zjarri (katër të shkurta dhe dy të gjata),
– Tetëmijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë, (8919) fishekë të kalibrave të ndryshëm
– Një (1) shurdhues për armë,
– Tre mijë e katërqind e shtatëdhjetë (3470) Euro
– Një (1) automjet me të cilin është kryer vepra penale
Sipas PK-së, personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit tre nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pamje: