Mediumi zviceran sjell nga afër atmosferën e një dasme kosovare me mbi 400 të ftuar
Mediumi i njohur zviceran 20 Minuten i ka kushtuar një reportazh të veçantë një dasme tradicionale kosovare, duke sjellë nga afër atmosferën e ceremonisë së Arianës dhe Sunajt, e cila u mbajt në Prishtinë. Gazetaret e pranishme përshkruajnë një festë madhështore me rreth 400 të ftuar, të shoqëruar me muzikë të lartë, valle tradicionale shqiptare dhe…
ShowBiz
Mediumi i njohur zviceran 20 Minuten i ka kushtuar një reportazh të veçantë një dasme tradicionale kosovare, duke sjellë nga afër atmosferën e ceremonisë së Arianës dhe Sunajt, e cila u mbajt në Prishtinë.
Gazetaret e pranishme përshkruajnë një festë madhështore me rreth 400 të ftuar, të shoqëruar me muzikë të lartë, valle tradicionale shqiptare dhe fishekzjarre, ndërsa atmosfera festive vazhdoi deri në orët e vona të natës.
Çifti kurorëzoi martesën në ambientet e kompleksit “Grand Events”, pranë pishinës, në një ceremoni të veçantë që u pasua nga një festë e madhe familjare.
Sipas organizatores së dasmës, edhe për standardet e Kosovës, një dasmë me mbi 400 pjesëmarrës konsiderohet një ngjarje e pazakontë për nga përmasat.
Dy gazetaret e 20 Minuten morën pjesë edhe në vallëzimet tradicionale, duke e përshkruar përvojën si të veçantë dhe premtuan se së shpejti do të publikojnë reportazhin e plotë me momentet më interesante nga ceremonia, transmeton albinfo.ch


